Brickos

Haradinaj: Koncepti 100% shtet do të jetë referendum për njëqind për qind Kosovë

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim kryetarët dhe përfaqësuesit e degëve të AAK-së nga Mitrovica, Zubin Potoku, Zveçani, Leposaviqi, Vushtrria dhe Drenasi. Temë kryesore e bisedave në këtë takim ishte mobilizimi i aleancës në përgjithësi dhe në pjesën veriore të Kosovës në veçanti për zgjedhjet e parakohshme të tetorit për pjesëmarrje sa më masive. “Aleanca është mirë e strukturuar edhe në veri të vendit dhe koncepti 100% shtet do të jetë referendum për njëqind për qind Kosovë, ka shkruar kryeministri në etyrë dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …