Osmani: Kosova nuk është shtet i asnjë politikani apo partie politike por i të gjithë qytetarëve

Kandidatja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani duke shfaqur vizionin e saj për Kosovën para qytetarëve të Mitrovicës, ka thënë se Kosova nuk është shtet i asnjë politikani apo partie politike por i të gjithë qytetarëve të saj. ‘Kam ardhur t’iu them një porosi këtu në Mitrovicë e gjithandej. Ky vend, ky është dhe kjo republikë është e qytetarëve dhe pikë. Ky shtet nuk është i asnjë politikani, I asnjë partie politike, e as i Vjosa Osmanit, nuk është as i LDK-së. Ky vend, ky shtet, pra Mitrovica dhe republika jonë Kosova, është e juaja dhe vetëm e juaja…Ta kemi një detyrë kryesore, një detyrë, një e kemi, që shtetin e kapur nga partitë në pushtet t’ua kthejmë juve përfundimisht. Dhe në këtë detyrë të dashur bashkëvendës të jeni të sigurt dhe mbajeni në mend, nuk ka askush dhe asgjë që na ndal pos vdekjes” ka deklaruar në mes tjerash, kandidatja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …