Vetëvendosja po mbanë mbledhjen e 57-të të Këshillit të Përgjithshëm

Lëvizja Vetëvendosje po mbanë mbledhjen e 57-të të Këshillit të Përgjithshëm. Gjatë fjalës para të pranishmëve, kryetari i saj, Albin Kurti duke folur për Qeverinë që drejton, është lavdëruar se tani imazhi i Kosovës ka një përmbajtje më të re si në kuptimin politik ashtu edhe ekonomik. “Kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi ynë në KiE është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparoj më shumë në fushën e drejtësisë. Jemi duke i bërë përgatitjet për aplikim për anëtarësim në Partneritetin e Paqes në kuadër të NATO-s, e do të aplikojmë edhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka theksuar kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ai ka theksuar më tutje se gjatë qeverisjes së vendit nga ai dhe Vetëvendosja, Kosova ka shënuar rritje ekonomike, kemi bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e sistemit të drejtësisë, kemi luftuar krimin e korrupsionin, kemi avancuar aleancat dhe kemi forcuar raportet me shtet mike. Kosova është bërë fanar i demokracisë në rajon”.

Kontrolloni gjithashtu

Dëmtohet mbishkrimi simbolik “Liria ka emër” në kampusin universitar të Prishtinës

Një akt vandalizmi ka tronditur kampusin universitar “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ku është dëmtuar rëndë …