leoni

Vetëvendosje i ‘uron’ 1 Prillin Mustafës dhe Thaçit

Aktivistë të Vetëvendosjes, sot në mënyrë simbolike kanë vendosur një pankartë të gjatë, përmes të cilës i kanë uruar kryeministrit, Isa Mustafa dhe ish-zëvendëskryeministrit, Hashim Thaçi, 1 Prillin që njihet si Dita e Gënjeshtrave. Në këtë pankartë janë shtypur të gjitha premtimet e Mustafës dhe Thaçit, që sipas Vetëvendosjes, nuk janë përmbushur. “Si Mustafa dhe Hashim Thaçi erdhën në pushtet duke premtuar 120.000 vende të reja të punës njëri, e 200.000 të tilla tjetri; premtuan dyfishim të buxhetit në shëndetësi; liberalizim të vizave; e çka jo tjetër. Krejt çka bënë ata pas marrjes së pushtetit, është themelimi i Gjykatës Speciale kundër UÇK-së; marrëveshja për “Zajednicën”; marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi që ia humb mijëra hektarë tokë Kosovës; si dhe projekte të ngjashme që rrezikojnë sovranitetin e vendit, shkatërrojnë ekonominë si dhe kërcënojnë me thellim të varfërisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Rreth 16 mijë qytetarë kanë kaluar kufirin Kosovë - Shqipëri gjatë kësaj fundjave

Hiqen kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, lehtësohet lëvizja për qytetarët

Nga sot, 1 maj 2025, rikthehet në fuqi marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj …