Veziri kokëprerë, Kemankesh Mustafa Pasha (1592 – 31 Janar 1644)

Veziri kokëprerë, Kemankesh Mustafa Pasha (1592 – 31 Janar 1644)

Mustafa Pashë Kemankeshi, ishte me origjinë shqiptare. Ai u lind në Vlorë të Shqipërisë në vitin 1592.

Fillimisht  ishte oficer i dalluar në radhët e formacioneve të jeniçerëve. Në vitin 1634 ishte zëvendës (Basi sekban) i  komandantit të jeniçerëve, ndërsa në 1635  u emërua në postin e komandantit të jeniçerëve, (Agasi yeniçeri).

Më 17 tetor  të po atij viti  ishte Kapudan Pasha, Admiral i Flotës perandorake.

Mori pjesë në pushtimin  e Bagdadit, ku tregoi zgjuarsi dhe trimëri.

Më 24 dhjetor të vitit 1638, pas vdekjes së  Vezirit të Madh, Tajar Mehmet Pasha, Sulltan Murati IV,  Kemankesh Mustafa pashanë e emëroi në postin e  Vezirit, postin më të lartë të Perandorisë, pas  Sulltanit. Një ditë pas emërimit në postin e Vezirit të Madhe u pushtua Bagdadi, Kemankesh Mustafa përfaqësoi palën  Osmane në bisedimet e paqes që u zhvilluan  në vijim, për një kohë.

Marrëveshja e plotë u nënshkrua më 17 maj të vitit 1639, në një kufi të përafërt me kufirin që ka mbijetuar deri në kohën tonë, mes Turqisë dhe Irakut. Më 9 shkurt 1640 vdiq Sulltan Muradi i IV. Mustafa Pashai vazhdoi të qeveris në postin e Veziri të Madh edhe gjatë sundimit të Sulltan  Ibrahimit, i  cili në historinë e Perandorisë Osmane njihej si sundimtar i dobët.

Realisht, Mustafa Pasha kryente të gjitha punët e Perandorisë. Duke përdorur metoda të rrepta, ai u dha fund kryengritjeve të shumta e të njëpasnjëshme,  ndërkohë që kishte balancuar buxhetin e shtetit dhe kishte reduktuar numrin e ushtarëve. Ai gjithashtu përdori fuqinë e tij për të mposhtur  burrështetas të tjerë, për të cilët konsideronte se do t’ ia zinin rrugën, apo edhe do të ishin  konkurrentë të mundshëm për postin e tij.

Në përpjekje për ta konsoliduar sa më shumë pushtetin, duke mos kursyer kokat e kundërshtarëve, ai bërë shumë armiq.

Në vitin 1642, Kemankesh Mustafa Pasha shndërroi një kishë bizantine në Stamboll në një xhami quajtur “Xhamia Odalar”. Kisha fillimisht kishte qenë Manastir i Filanthropisë, ndërkohë që ishte shndërrua në kult latin dhe u quajt “Santa Maria di Constantinopoli” Shën Mëria e Stambollit. Kjo kishte ndodhur  gjatë sundimit të Mehmetit II.

Opozita e tij më e fortë ishte  ngritur në  njëlloj  Triumvirat në Pallatin perandorak, të cilin e kishin formuar Sulltan Kösem, nëna e sulltanit, në krye me një sharlatan quajtur Xhinxhi Hoxha, dhe një vezir, i quajtur, Sultanzade Mehmet Pasha. Ata filluan t’i kundërvihen me forcë dhe ta kritikojnë Kemankesh Mustafa pashanë. Duke hetuar se nuk mund të vazhdonte me sukses punën në rrethana të tilla, disa herë u përpoq të japë dorëheqjen, por dorëheqja e tij nuk u pranua nga sulltani. Megjithatë, sulltani, i cili ishte i kënaqur fillimisht me punën e përkushtuar të Mustafa pashait, më në fund hoqi dorë nga mbështetja e deriatëhershme dhe largoi nga posti. Disa orë më vonë,   më 31 janar 1644 Kemankesh Mustafa Pashanë, pavarësisht meritave të mëdha në konsolidimin e Perandorisë së asaj kohe e  ekzekutuan, ashtu sikur shumicën e  vezirëve shqiptarë.

Literatura:

 

  1. History page of Yıldızeli mayor (Turkish)
  2. An essay on Kemankeş Mustafa in the periodical Mortar (Turkish)
  3. Nicolae Iorga:Geschichte des Osmanischen Reiches IV (trans. Nilüfer Epçeli) Yeditepe yayınevi, İstanbul, ISBN 975-6480-21-1 p 22
  4. Prof. Yaşar Yüce-Prof. Ali Sevim: Türkiye tarihi Cilt III, AKDTYKTTK Yayınları, İstanbul, 1991 p 85-87
  5. Ayhan Buz : Osmanlı Sadrazamları, Neden Yayınları, İstanbul, 2009 ISBN 978-975-254-278-5 p 96
  6. Joseph von Hammer: Osmanlı Tarihi cilt II (condensation: Abdülkadir Karahan).
  7. Milliyet yayınları, İstanbul. p 231.
  8. Historical mosques (Turkish).
  9. Müller-Wiener, Wolfgang (1977) (in German). Bildlexikon Zur Topographie Istanbuls: Byzantion, Konstantinupolis, Istanbul Bis Zum Beginn D. 17 Jh. Tübingen: Wasmuth. ISBN 978-3-8030-1022-3. p 188.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Fshatrat rreth Kozmaqit po digjen flakë. Nuk dihet për fatin e popullatës. Po zgjerohet fronti i UÇK-së, në Koshare ( E martë 13 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Fshatrat rreth Kozmaqit po digjen flakë. Nuk dihet për fatin e popullatës. Po zgjerohet fronti i UÇK-së, në Koshare ( E martë 13 prill, 1999)

Burimet e ndryshme të lajmeve nga Drenica Qendrore bëjnë të ditur se atje ka ndodhur …