Vihet gur-themeli i Spitalit Pediatrik

Kryetarja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Maitha Al Shamsi, ministre e Emirateve të Bashkuara Arabe, sot vunë gur-themelin e Spitalit Pediatrik-Kirurgjik në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Kryetarja Jahjaga, me këtë rast, tha se ky spital do t’u garantojë fëmijëve një të ardhme të shëndoshë. Ajo shtoi se ky spital do të jetë më moderni në rajon, me aparaturë dhe staf profesional. Siç nënvizohet në kumtesën presidenciale, spitali i ri është një donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe, në vlerë prej 22 milionë euro. Marrëveshja për ndërtimin e tij është nënshkruar në prill të vitit të kaluar, gjatë një vizite të kryetares Jahjaga në Abu Dhabi. Realizimi i këtij projekti pritet të përfundojë në vitin 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Ejup Maqedonci: Deri më tani në Kosovë nuk është lëshuar asnjë leje për prodhimin e dronëve luftarakë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se deri më tani në Kosovë …