Vijnë në Prishtinë personalitete nga Tirana për të ndërmjetësuar në mes të pozitës dhe opozitës

Këto ditë pritet të arrijnë në Prishtinë kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe dy personalitete autoritative nga Shqipëria për të ndërmjetësuar në mes të pozitës dhe opozitës. Njoftohet se gjatë qëndrimit në Prishtinë, ata do të takohen me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kryetarin e Kuvendit, Kadri Vesli si dhe kryetarët e partive opozitare, atë të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Nimës për Kosovën, Fatmir Limaj. 

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …