Viola Von Cramon

Viola Von Cramon tashmë e paska kuptuar dhe konfirmuar se partia e Vuçiqit po sulmuaka çdo zë kritik

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pas vizitës në Serbi ka konfirmuar se partia e Vuçiqit,  sulmon çdo zë kritik. Deputetja gjermane e të gjelbërve, ka vizituar një fshat në Serbi dhe ka folur me banorët lokalë të cilët po e kundërshtojnë hapjen e një miniere të Litiumit. Von Cramon u pyet lidhur me dokumentin e Komisionit Evropian i cili thotë se Presidenti Vuçiq ka premtuar përkrahje për projektin e minierës së Litiumit, ajo tha se ka qenë e mahnitur me atë që ka parë në Loznicë, vendi ku po tentohet të ndërtohet miniera. Qytetarët duhet të informohen dhe të përfshihen në tërë procesin sepse direkt i prek ata dhe të drejtat e tyre”, tha Von Cramon. Gjatë vizitës së saj në Serbi, një grup i simpatizantëve të presidentit Vuçiq kanë brohoritur para saj me fjalët “Kosova ëshë zemra e Serbisë” dhe “S’mund ta marrësh Kosovën nga ne”, e parulla të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadriaj

Time Kadrijaj: Vetëvendosje po fsheh mungesën e shumicës me votimin e fshehtë

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar se po …