Visar Azemi: LDK në fazë konsolidimi dhe ringritjeje, nevojiten unitet dhe disiplinë organizative

Pas mbledhjes së kryesisë së degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Ferizaj, Visar Azemi ka deklaruar se partia ka hyrë në një fazë të domosdoshme konsolidimi dhe ringritjeje, proces që, sipas tij, kërkon durim, disiplinë organizative dhe unitet rreth institucioneve partiake.
Azemi ka theksuar se në këtë proces rol kyç ka angazhimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për forcimin e organizimit të brendshëm, rritjen e standardit politik dhe rikthimin e besimit të qytetarëve. “Në këtë rrugëtim, puna dhe angazhimi i Kryetarit Abdixhiku për forcimin e organizimit, rritjen e standardit politik dhe rikthimin e besimit qytetar janë një orientim i qartë për të gjithë ne”, ka shkruar Azemi. Ai ka shtuar se besimi qytetar nuk mund të ndërtohet përmes paqëndrueshmërisë politike, por përmes një qasjeje serioze dhe të qëndrueshme. “Besimi nuk ndërtohet me lëkundje të përditshme, por me qëndrueshmëri, punë të matshme dhe përgjegjësi”, ka përfunduar Azemi.

Kontrolloni gjithashtu

energji

PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më shtrenjtë, barrë e papërballueshme për qytetarët

Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin dhe kundërshtimin e saj ndaj paralajmërimeve për një rritje …