Analisti politik Visar Ymeri ka deklaruar se nëse në Kosovë fiton, siç e quajti ai, “autoritarizmi i Albin Kurti”, pasojat nuk do t’i ndiejë opozita, por qytetarët. Ymeri tha se çmontimi i demokracisë dhe dobësimi i sistemit demokratik nuk bëhet kundër një grupi të caktuar, por ka për synim nënshtrimin e të gjithë shoqërisë. Sipas tij, në vend po zhvillohet një përplasje mes dy narrativave politike, ndërsa në fund do të shihet se cila prej tyre do të dominojë. Ai theksoi se agjenda e Kurtit është suspendimi i institucioneve deri në momentin kur, sipas tij, ato të vendosen nën kontroll të plotë. “Nëse fiton autoritarizmi, në fund qytetarët e pësojnë, jo opozita. Heqja e demokracisë dhe çmontimi i sistemit demokratik bëhet për me nënshtru qytetarin; të gjithë do ta pësojnë nëse vijmë deri aty”, deklaroi Ymeri. Sipas tij, autoritarizmi mund të vijë edhe “me një fytyrë të butë”, duke shtuar se kryeministri nuk ka pasur asnjëherë qëllim real për bashkëpunim politik, pavarësisht deklarimeve publike në këtë drejtim.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
