Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, thotë se pushtetit aktual nuk i ka mbetur as fytyrë e as legjitimitet, por opozita do ta mbrojë Kuvendin për të mos e lënë klikën e zaptuesve, Mustafa, Veseli e Thaçi, ta shndërrojnë atë në vegël të interesave të Serbisë. “Egërsia e Mustafës, Veselit e Thaçit, flet zëshëm për të vërtetën që e kanë kuptuar edhe ata: Këtij pushteti nuk i ka mbetur as fytyrë e as legjitimitet. Bashkë me marrëveshjet e tyre, këta e kanë humbur edhe argumentin. Krejt çfarë u ka mbetur është të shfryhen duke akuzuar, kërcënuar e nxitur aparatin shtetëror për ‘qërim hesapesh’ me opozitën. Nga skuta që po e quajnë sallë ata edhe një herë i shpërfaqën tendencat e tyre autoritare, duke kërkuar prapë më shumë polici, polici edhe më të dëgjueshme, për t’i sulmuar kundërshtarët politik, e për t’i shpërblyer bashkëpunëtorët e tyre Vuçiqin e Daçiqin. Ne do ta mbrojmë Kuvendin nga kjo klikë zaptuesish. Ne do ta mbrojmë Kuvendin e Republikës për të mos e lënë klikën e zaptuesve ta shndërrojnë atë në vegël të interesave të Serbisë. Ne do ta mbrojmë Republikën nga ‘Zajednica’. Këtë e kemi obligim dhe e kemi përgjegjësi legjitime”, ka deklaruar Ymeri.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
