leoni

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Vendimmarrja në Vetëvendosje është e centralizuar, Kurti i kërcënon ata që nuk i binden

Analisti politik, Visar Ymeri, ka deklaruar se procesi i vendimmarrjes në Lëvizjen Vetëvendosje është i centralizuar dhe varet vetëm nga kryetari i partisë, Albin Kurti. Sipas tij, votimi i Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit është dëshmi se anëtarët dhe votuesit e VV-së duhet të pranojnë vendimet e Kurtit, pavarësisht mendimit personal. “Vetëvendosje përdorë maskimin e konceptit të së vërtetës së vet politike përmes fytyrave më të pëlqyera për publikun. Ka pasur raste kur përmes figurave të caktuara është synuar përcjellja e mesazheve politike, por këto momente po i shterojnë VV-së. Rasti i Dimal Bashës e dëshmoi më së miri këtë, sepse vendimi erdhi si rezultat i urdhrit të Kurtit”, tha Ymeri. Ai shtoi se VV nuk është parti ku vendimet merren në grup, por ku “Kurti vendos kush e çka, e pastaj shumicën ose e bind, ose e kërcënon”.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Vetëm drejtësia e plotë është drejtësi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar …