Vizitat e zyrtarëve të lartë jashtë vendit nuk po sjellin rezultate

Zëra nga shoqëria civile kanë konstatuar se ndonëse ka shumë vizita të zyrtarëve të lartë jashtë vendit, ato nuk po sjellin rezultate. Njohësi i politikave të jashtme, Arbnor Sadiku ka deklruar për “Ekonomia Online” se ndonëse kryetarja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti kanë realizuar vizita jashtë vendit, ato kanë përfunduar pa asnjë rezultat, nuk ka pasur ndonjë njohje të re të shtetit të Kosovës e as përmirësim të dialogut me Serbinë. Zërat nga shoqëria civile kanë përkujtuar gjithashtu se kohë më parë, autoritetet e larta të vendit realizuan vizita në Turqi e Francë por se Kosova nuk përfitoi asgjë nga këto vizita.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …