Kryekuvendarja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas deklaratës së kryetarit, Hashim Thaçi se nëse dikush nga familja e saj i ka shërbyer Serbisë, ai e ka luftuar atë. Zonja Osmani nëpërmjet një postimi ka thënë se Thaçi po e shpall familjen e saj tradhtare ashtu siç e kishte shpallur presidentin, Ibrahim Rugova në vitet e 90-ta. Gjarpri paska provuar të kafshojë nderin e familjes sime. Babai im e ka njohur për Komandant suprem Ibrahim Rugovën dhe jo atë, prandaj Thaçi po e shpallë familjen time tradhtare, njëjtë siç e shpallte Rugovën me komunikatat e tij para dhe gjatë luftës, ka shkruar ajo.
