leoni

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti pranojnë planin gjermano-frëng, si bazë për diskutime

Në takim me kryetarin Macron, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin  Kurti, të cilët po qëndrojnë në Paris të ftuar nga kryetari i Francës Emanuel Macron  kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, dinamizimin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, rajon dhe Evropë. Sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zon ja  Osmani dhe kryeministri Kurti e falënderuan presidentin Macron për angazhimin e Francës, në bashkëpunim me Gjermaninë, për dinamizimin e këtij procesi. Në takim, zonja  Osmani dhe kryeministri Kurti kanë potencuar se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, ndërsa kanë deklaruar se propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …