Vjosa Osmani

V. Osmani: Kryeministri, Hoti, ditën e enjte do të raportojë në Kuvend lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se kryeministri, Avdullah Hoti, ditën e  enjte do të raportojë në Kuvend lidhur me  procesin e dialogut Kosovë-Serbi, që u mbajt në Uashington dhe në Bruksel Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ajo ka deklaruar se pas raportimin të kryeministri në këtë seancë do të mbahen edhe dy interpelanca parlamentare. Në  një konference për medie, ajo ka thënë se dështimi për miratimin e disa projektligjeve në sesionin e kaluar është për fajin e koalicionit qeverisës. “Mbi 120 ligje Qeveria nuk i pat proceduar në Kuvend në sesionin e mëparshëm, pa i proceduar Qeveria ka qenë e pamundur që Kuvendi të procedojë me to. Kuvendi ka dëshmuar se të gjitha çështjet që i kanë kryer procedurat e brendshme, janë sjellë në seancë”, ka deklaruar, kryekuvendarja Vjosa  Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Charles Kupchan: Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjëja e duhur për marrëveshje

Charles Kupchan: Do të kemi një kompromis të dhembshëm mes Kosovës dhe Serbisë

Eksperti nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Cherles Kupchan …