leoni

Kushtetuesja e njofton Presidencën se Ligji për pagën minimale mund të dekretohet pas vendimit saj

Vjosa Osmani paralajmëron Kushtetuesen nëse nuk ka marrëveshje politike deri në fundjavë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka sqaruar të enjten se përfshirja e saj në zgjidhjen e krizës institucionale është e kushtëzuar nga rrethanat dhe legjislacioni në fuqi. Në një konferencë për media, Osmani tha se nëse deri në fundjavë nuk arrihet ndonjë marrëveshje për formimin e institucioneve, ajo do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në fillim të javës së ardhshme. “Ne jemi duke përgatitur lëndën për Kushtetuese. Nëse nuk ka institucione të konstituara, apo ndonjë marrëveshje që mund të çojë në këtë drejtim, atëherë do të kërkojmë interpretim nga Kushtetuesja”, deklaroi Osmani. Presidentja theksoi se nuk është rol i saj të negociojë koalicione ndërmjet partive, pasi një gjë e tillë i ndalohet me Kushtetutë. Ajo sqaroi gjithashtu se shpërndarja e Kuvendit dhe thirrja e zgjedhjeve të reja nuk mund të bëhen pa u plotësuar kushtet ligjore, siç është konstituimi i Kuvendit dhe dështimi për të zgjedhur qeverinë brenda afateve të përcaktuara. Osmani apeloi te partitë politike që të marrin përgjegjësitë e tyre për të shmangur dëmin institucional dhe rreziqet për vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori francez, Olivier Guerot ka kritikuar manipulimin e qeverisë në detyrë për dërgimin e FSK-së në veri

Ambasadori i Francës në vendin tonë, Olivier Zhiru ka kritikuar manipulimin e qeverisë në detyrë …