Burim Ramadani

Burim Ramadani: Presidentja po shkel Kushtetutën, fyerjet nuk i takojnë simbolit të unitetit

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka reaguar pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, e cila në një konferencë për media e quajti ish-kryeministrin Avdullah Hoti si “jo relevant”. Ramadani ka vlerësuar se një qasje e tillë është e papranueshme për një presidente që, sipas Kushtetutës, duhet të përfaqësojë unitetin e popullit. “Kur argumentet mbarojnë, fyerjet janë instrumenti i vetëm. Kjo u dëshmua sërish sot nga Presidentja. Por, kjo nuk duhet të vijë kurrë nga dikush që Kushtetuta e obligon të jetë simbol i unitetit”, ka shkruar Ramadani në një reagim publik. Ai ka theksuar se presidentja ka dalë përtej kornizës së saj kushtetuese dhe se një gjuhë e tillë nuk i shërben as shtetit, as demokracisë.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …