Vjosa Osmani: Përvoja e Kroacisë, shtysë për procesin e integrimit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani priti ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Danijela Barishiq, me të cilën diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe rolin që Kroacia, si vend i cili e njeh mirë Kosovën, mund të luajë në procesin e integrimit më të shpejtë të vendit tonë në strukturat e Bashkimit Europian.“Kroacia si vend i cili e ka presidencën Këshillit të Bashkimit Europian, si dhe vend mik, e kupton më së miri aspiratën e popullit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian”, tha dr. Osmani. Sipas saj, kryesimi i Këshillit nga anëtari më i ri i Bashkimit Europian, mund të shërbejë si shtytje për t’i përqendruar energjitë tona në përshpejtimin e procesit të integrimit. “Përvoja kroate mund t’i shërbejë popullit dhe institucioneve të Kosovës, për ta realizuar më shpejtë aspiratën e tij për integrim”, tha kryekuvendarja Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla shpërthen në Kuvend: “Sali Berisha është dhëndër i Serbisë”

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ashpërsuar tonet ndaj ish-kryeministrit Sali …