Hurryiet: Kryetarja, Vjosa Osmani iu ka nënshtruar një operacioni në Antali për heqjen e kilogramëve

Vjosa Raif Osmani: Disa gazetarë janë bashkëpunëtorë të Radoiçiqit, por s’dua të ndërhyj në hetime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë deklarata të forta duke thënë se disa gazetarë figurojnë si bashkëpunëtorë të Milan Radoiçiqit, sipas institucioneve të sigurisë. Pa përmendur emra, ajo theksoi se hetimet janë ende në proces dhe se nuk dëshiron të ndërhyjë, megjithëse “mezi pret momentin” kur emrat mund të bëhen publikë. Osmani foli në këtë kontekst pas ndalimit të kameramanit të mediumit Paparaci, Jetmir Muji, i cili kishte incizuar mbrojtjen e afërt të fëmijëve të saj pranë një shkolle private. “E para, nuk janë hetuar gazetarët, por Radoiçiqiat. Kur hetohen ata, dalin edhe bashkëpunëtorët e tyre. Është detyrë e institucioneve tona të sigurisë që të hetojnë deri në fund çdo bashkëpunim që ka rrezikuar Kosovën, përfshirë plane për grushtshtet dhe rrezikime të tjera”, tha Osmani. Ajo shtoi se provat ekzistojnë dhe se institucionet e sigurisë janë ende duke vazhduar hetimet. “E dinë ata kush janë, e kanë mizën mas veshi. Është mirë që të dihet kush është kush në këtë Republikë”, theksoi presidentja.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama propozon uljen e numrit të deputetëve në 101 dhe shpall zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, ka propozuar një ndryshim të …