Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Vladimir Tolkaç, ka thënë se në shoqërinë ukrainase po rriten zërat gjithnjë e më shumë për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se një numër i caktuar i deputetëve në parlamentin e Ukrainës po e përkrahin qëndrimin për njohjen e mundshme të Kosovës. Megjithatë, ambasadori Tolkaç theksoi se qëndrimi i Ukrainës për njohjen e Kosovës mbetet i pandryshueshëm, për shkak se çështja e “krijimit dhe zbatimit të politikës së jashtme në përputhje me legjislacionin ukrainas i takon presidentit të Ukrainës”. Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e shpallur në shkurt 2008.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
