Zelensky

Zelensky pranoi propozimin e kryetarit turk, Erdogan, për të organizuar një takim me kryetarin rus, Vladimir Putin

Kryetari Ukrainës, Vladimir  Zelensky pranoi propozimin e kryetarit  turk, Rexhep Tajip Erdogan, për të organizuar një takim me presidentin rus, Vladimir Putin. Kështu ka raportuar edicioni ukrainas i gazetës “Vesti”, duke cituar zëdhënësin e presidentit ukrainas, Sergej Nikiforov,  i cili në një koment ka shpjeguar se “formati i bisedimeve ende nuk është diskutuar”, por “është një çështje e marrëveshjes në parim për këtë takim”. Një ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin refuzoi propozimin e homologut turk për një takim me presidentin ukrainas. Ndërkohë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të udhëtojë në Turqi për të diskutuar korridore të sigurta për kalimin e grurit.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …