leoni

Biden

Xho Bajden: Nuk po kërkoj një luftë ndërmjet NATO-s e Rusisë, as rrëzimin e Putinit, por forcimin ushtarak të Ukrainës

Kryetari amerikan Joe Biden, në një koment të tij me titull, “Çfarë do të bëjë dhe s’do të bëjë Amerika në Ukrainë”, ka cituar vërejtjet e kryetarit të  Ukrainës, Vladimir Zelensky, se lufta “do të marrë fund përfundimisht vetëm përmes diplomacisë”, duke thënë se Uashingtoni ka dërguar armë për ta forcuar Kievin në tavolinën e bisedimeve. Kjo është arsyeja pse unë kam vendosur që ne do t’u japim ukrainasve sisteme dhe municione raketash më të avancuara, të cilat do t’u mundësojnë atyre të godasin më saktë objektivat kyçe në fushëbetejën e Ukrainës”, shkroi ai. Sipas tij, armët e përparuara do të përfshijnë raketa kundërtank “Xhavelin”, raketa kundërajrore Stinger, artileri të fuqishme dhe sisteme raketore precize, radarë, mjete ajrore pa pilotë, helikopterë “Mi-17” dhe municione. Joe Biden përsëriti se administrata e tij nuk po kërkon një luftë ndërmjet NATO-s dhe Rusisë dhe nuk po e kërkon rrëzimin e kryetarit të Rusisë  Vladimir Putin.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …