Edi Rama

Edi Rama: Nuk besoj se ka shtet në botë që do e lejonte kryetarin e vet të gjykohej për krime lufte në një mënyrë të tillë

Kryeministri i  Shqipërisë, Edi Rama,  duke folur për gjykimin që po i bëhet në Hagë, Hashim Thaçit e të tjerëve, ka deklaruar  se i gjithë procesi gjyqësor kundrejt tij  është një absurd i madh, por ajo çfarë e habit më së shumti është fakti se Shteti i Kosovës e ka lënë ish-kreun e shtetit të gjykohet në një mënyrë të tillë. Unë nuk besoj se do të kishte një shtet tjetër  në botë që do e lejonte kryetarin  e vet të gjykohej për krime lufte në të tillë mënyrë.  Edi  Ramën,  veçoi me këtë rast se Kosova duhet ta quajë veten shumë me fat që ka pasur nga njëra anë Hashim Thaçin dhe nga ana tjetër Ibrahim Rugovën, në kërkesën e saj për pavarësi. Hashim Thaçi po mbahet pa nën arrest ende pa u ngritur akuza. Ai ka  treguar për bisedën që pati me Thaçin, në Hagë, disa javë më parë, ku ai i  kishte pohuar se “nëse do të kthehej 100 herë pas, do të bënte 100 herë të njëjtën gjë”. Sipas Ramës, fakt është  se po baltoset edhe lufta që ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës për të fituar lirinë nga Serbia, gjë që e rëndon si gjyqin ndaj Thaçit, ashtu edhe atë në tërësi kundër  të gjithë krerëve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …