Malisheva shënon  1 Qershorin - Ditën Ndërkombëtare  të Fëmijëve

Malisheva shënon  1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare  të Fëmijëve

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati i shoqëruar edhe nga drejtoresha e drejtorisë për Arsim dhe Edukim, znj Arbëreshë Krasniqi me bashkëpunëtorë, morën pjesë në  shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve- 1 Qershorin të organizuar nga  qerdhja ” Zërat e Ëmbël”.

Kastrati në këtë ngjarje përkushtuar më të vegjëlve ndër të tjera tha: ”Fëmijët janë buzëqeshja jonë e parë, janë motivi i jetës dhe përkushtimit jonë familjar e institucional, janë zërat më të ëmbël dhe janë pasuesit më të denjë për të nesërmen për ne, prandaj do të jemi si qeveri komunale, shumë të përkushtuar dhe do të përkujdesëm për t’u krijuar kushte edhe më të mira dhe  do të punojmë për sa më shumë përfshirje të fëmijëve  nëpër çerdhet tona, unë përgëzoi punëtorët mësimor në institucionet e çerdheve në komunën tonë dhe ju premtoi që do të punojmë fortë  e të bëjmë edhe lokale përcjellëse për çerdhet,  ku të përfshijnë edhe më shumë fëmijë, njëherit uroi, që të gjithë fëmijët në botë  të jetojnë në paqe e liri pa dallim, kombi , besimi e race, të arsimohen plotësisht dhe të bëhen zot të vetëvetës e vendit të tyre, urime 1 Qershori të dashur fëmijë të vendit tim, të komunës time dhe gjithë fëjmijëve  në botë”, Gëzuar dita juve!, përfundoi Kastrati.

Në këtë ngjarje edhe e para e arsimit të Komunës së Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, përgëzoi, fëmijët dhe  ekipin e punues të çerdhës ”Zërat e Ëmbël”, prindërti dhe theksoi ”Sot, kur shohë fëmijët e gëzuar të moshave nga 1 deri në 4 e 5 vjeç, kur dëgjoi zërin e ëmbël të tyre duke recituar, kënduar e vallëzuar, shoh të ardhmen e sigurt, pra do të angazhohem për sa më shumë fëmijë të shkojnë në çerdhe, për këtë  edhe po punojm të zgjerojmë infrastrukturën e objekteve, jo vetëm në qytetin e Malishevës, por edhe nëpër fshatrat e komunës , prandaj , gëzuar fëmijë dita juaj, ju jeni shpresa  e vendit tonë”.

 Në fund nga më të vegjëlit u shfaq një program i bukur, me recitime e vallëzime,  si dhe  për  më të dalluarit, u ndanë mirënjohje nga djretoresha , Arbëreshë Krasniqi dhe drejtoresha e Çerdhës,

 ” Zërat e Ëmbël”.

Kontrolloni gjithashtu

Agron O. Pacolli: Nuk te përkulen dot as burgjet,as plagët e as plumbat që ta qëndisën trupin dhe sërish mbete i pathyeshëm

Sot,me 20 prill,u bënë 25 vite nga rënia e babait, Osman Pacolli. Kur Atdheu kishte …