Vlora Çitaku: Bllokada është pasojë e kryeneçësisë dhe papërgjegjësisë së Kurtit

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bllokimin e institucioneve dhe thellimin e krizës politike në vend. “Në këtë situatë jemi si rezultat i kryeneçësisë dhe papërgjegjësisë së Albin Kurtit. Kjo situatë nuk ka nevojë për koment”, deklaroi ajo. Çitaku i bëri thirrje kreut të Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë, duke theksuar se “Kosova është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e tij”.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …