leoni

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: “Do t’i tregojmë Albin Kurtit që Kosova nuk është pronë private e tij”

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka ashpërsuar kritikat ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë një tubimi elektoral të mbajtur sot në Besianë. Duke iu referuar zhvillimeve të fundit dhe pezullimit nga SHBA të dialogut strategjik me Kosovën, Çitaku tha se qytetarët nuk e kanë braktisur kurrë projektin politik të Hashim Thaçit dhe se PDK do t’i tregojë Kurtit se Kosova nuk është pronë private e tij. “Do t’i tregojmë Albin Kurtit që Kosova nuk është pronë private e tij. Për këtë vend është derdhur gjak shumë. Nuk jemi bukëpërmbys, nuk harrojmë kush ka qenë me neve në ditët dhe orët më të rënda”, u shpreh Çitaku. Ajo i falënderoi qytetarët për mbështetjen, duke theksuar se PDK mbetet forca politike që, sipas saj, ka mbajtur gjithmonë barrën e shtet ndërtimit dhe të partneritetit ndërkombëtar të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Eugen Cakolli: Projektbuxheti i Qeverisë në detyrë, shkelje ligjore e pjesë e lojës politike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas procedimit të projektbuxhetit për vitin …