Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: Duhet kujdes maksimal në komentimin e deklaratave të zyrtarëve amerikanë

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë thirrje për maturi dhe përgjegjësi institucionale në raport me deklaratat e zyrtarëve të lartë amerikanë. Ajo theksoi se komentet publike që lidhen me përfaqësuesit e ShBA-së duhet të shmangen dhe çdo paqartësi të adresohet vetëm në takime të mbyllura e kanale diplomatike. Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, po edhe ne si deputetë të zgjedhur, duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të përmbahemi nga komentimi i deklaratave të zyrtarëve të lartë të ShBA-së. Çfarëdo lloj dileme duhet të ngrihet në diskrecion, në takim të mbyllur – sepse vetëm kështu mund ta ruajmë dhe ta kursejmë njëri-tjetrin,” tha Çitaku. Sipas saj, qasja aktuale e Qeverisë Kurti ndaj aleatëve është joprofesionale dhe aventuriere, dhe si rrjedhojë ka ndikuar në ftohjen e raporteve me Uashingtonin. “Kam shërbyer në SHBA për shtatë vjet dhe nuk ka ndodhur asnjëherë që të kalojë një vit pa vizitë të nivelit të lartë nga Kosova në Shtëpinë e Bardhë. Tani kanë kaluar mbi pesë vjet pa asnjë vizitë zyrtare, as gjatë presidencës Biden – një mik i përkushtuar i Kosovës – e as gjatë administratës së re të Trumpit. Kjo tregon se problemi nuk është në Uashington, por në Prishtinë, në mënyrën si i është qasur kjo qeveri aleancave strategjike të Kosovës,” përfundoi Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për kufizimin e aktakuzës në rastin Thaçi dhe të tjerët

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur sot të rrëzojë mocionin e paraqitur nga ekipet mbrojtëse …