Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Egot politike të LVV-së po e shtyjnë Kosovën drejt një cikli të ri zgjedhjesh

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se me, siç tha ajo, “ego politike dhe ambicie për kontroll total të institucioneve” po e lë Kosovën pa institucione funksionale. Sipas Çitakut, vendi po shtyhet sërish drejt një cikli tjetër zgjedhjesh për shkak të refuzimit të LVV-së për marrëveshje dhe dialog të sinqertë politik me partitë e tjera. Ajo theksoi se përgjegjësia për situatën aktuale është e qartë dhe i atribuohet, sipas saj, qasjes së shumicës qeverisëse. Çitaku gjithashtu theksoi se sakrifica për liri dhe përpjekjet e gjata për të ndërtuar një shtet demokratik nuk duhet të shpërdorohen nga politika ditore. “Sot, kur të shkojnë e të bëjnë homazhe aty ku pushojnë heronjtë tanë, duhet të ndihen të turpëruar. Është luftuar shumë dhe gjatë që qytetarët tanë të kenë të drejtën të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të jetojnë të lirë. Kjo liri dhe kjo Republikë nuk guxojnë të shpërdorohen”, ka shkruar Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj:

Enver Hoxhaj alarmon për demokracinë, por opozita i shmanget përgjegjësisë për krizën politike

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike …