Vlora Çitaku

Vlora Çitaku ka vërtetuar takimin e kryetarit Thaçi me kryeministrin e Rusisë, Medvedev

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku e ka vërtetuar takimin e kryetarit të  Kosovës, Hashim Thaçi  me kryeministrin e Rusisë, Dimitry Medvedev. Për herë të parë, kryetari  i Kosovës dhe Kryeministri i Rusisë janë parë duke biseduar nën të njëjtën çati, gjatë takimit në Ankara, ku kanë qenë të ftuar nga kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan  Bashkëbisedimin me kryeministrin e Rusisë, Thaçi e ka konsideruar si një mundësi për të vendosur komunikim fillestar mes dy vendeve. Ai ka shkruar me këtë rast se “Kryeministrin Medvedev shkurtimisht e informova për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. Me këtë rast, kërkova nga kryeministri i Rusisë që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona, kishte  deklaruar  Thaçi pas takimit me kryeministrin, Medvedev.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Aleanca Kosovare e Bizneseve: Vonesat në energji e çojnë Kosova drejt krizës së pashmangshme

Kryetari i Aleanca Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini, ka ngritur alarmin për rrezikun e një …