Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: Kurti nuk ngurron të sulmojë gjyqtarë e prokurorë në Kosovë, por përballë Speciales nuk guxon as të hapë gojën

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale dhe qëndrimin e institucioneve të Kosovës ndaj proceseve gjyqësore që po zhvillohen kundër ish-krerëve të UÇK-së. Çitaku deklaroi se ajo që po bën Specialja është “deformim i drejtësisë dhe përndjekje”, ndërsa heshtjen e institucioneve të Kosovës e quajti “shurdhuese”. Sipas saj, mbrojtja e liderëve të UÇK-së nuk bëhet me “fjalime boshe apo deklarata populiste”, por me veprime konkrete, diskrete dhe institucionale. Ajo theksoi se Ministria e Jashtme dhe Presidenca duhej ta kishin këtë çështje si prioritet kombëtar, por luftëtarët, siç u shpreh ajo, janë braktisur. Duke iu referuar kryeministrit Kurti, Çitaku tha se ai “nuk ngurron të sulmojë gjyqtarë e prokurorë në Kosovë, por përballë Speciales nuk guxon as të hapë gojën”.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …