leoni

Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave të Drejtorit të RTK-së, Rilind Gërvalla, në lidhje me implikimin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, në fabrikimin e lajmeve të rrejshme. Çitaku e ka quajtur këtë incident “skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet”, duke theksuar se përdorimi i shërbimit të inteligjencës për të luftuar mediat dhe mendimin ndryshe është “të paprecedent” dhe “i papranueshëm në një shoqëri të lirë”. Çitaku ka shprehur shqetësimin se AKI-ja, një institucion që është ndërtuar me shumë sakrificë dhe mbështetje ndërkombëtare, po përdoret nga qeveria për qëllime politike dhe për të luftuar kundërshtarët e saj. Ajo ka theksuar se “qëllimi i kësaj kaste qeverisëse është t’i rrënojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato”, duke i bërë thirrje që AKI-ja të jetë në shërbim të Republikës dhe jo të partive politike.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …