Vlora Çitaku shpërthen ndaj Kurtit: “Koha e arrogancës po mbaron, tendencat totalitare u zbuluan”

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka goditur fort Qeverinë Kurti pas dështimit të së dielës për formimin e kabinetit të ri, duke e cilësuar këtë zhvillim si fundin e arrogancës politike që, sipas saj, ka mbretëruar për pesë vite në pushtet. Në reagimin e saj, Çitaku deklaron se Albin Kurti e ka ndërtuar të gjithë projektin e tij politik mbi konflikte, ndasi dhe diskreditim të kundërshtarëve. Sipas saj, kreu i qeverisë ka synuar të sundojë, e jo të qeverisë, duke ushtruar presion e sulme ndaj gjyqësorit, mediave, biznesit e sindikatave, çdo herë që nuk i janë nënshtruar. Ajo thekson se dështimi i Kurtit për të siguruar votat në Kuvend është dëshmi se “mendësia totalitare”, siç e quan ajo, nuk pranohet nga përfaqësuesit e popullit. “Koha e arrogancës po mbaron”, nënvizon Çitaku, duke shtuar se de mistifikimi i figurës së Kurtit nisi që në ditën e parë të ushtrimit të pushtetit. Tensionet politike që rriten çdo ditë e me pasigurinë për hapat e ardhshëm institucionalë, mesazhi i Çitakut për Qeverinë tingëllon i prerë: logjika e përplasjes nuk mund të ndërtojë stabilitet e as të qeverisë për vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …