leoni

Vlora Çitaku: Thaçi e sakrifikoi veten për Kosovën, Vetëvendosje po e dëmton me oportunizëm dhe izolim ndërkombëtar

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së mbrëmshme të Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me protestën për ish-krerët e UÇK-së në Tiranë, duke theksuar se ish-presidenti Hashim Thaçi bëri një sakrificë të vetëdijshme kur votoi për themelimin e Gjykatës Speciale. Sipas Çitakut, Thaçi ka mundur të mos e mbështesë atë proces, por zgjodhi të vendosë interesin e shtetit mbi karrierën e tij politike. “Ai e dinte që personi i parë që do të prekej nga ajo gjykatë do të ishte vetë ai, sepse emri i tij përmendej më së shumti në raportin e Dick Martyt. Megjithatë, për Hashim Thaçin, Kosova ka qenë gjithmonë mbi gjithçka — mbi pushtetin, mbi karrierën, madje edhe mbi jetën”, tha Çitaku.  Ajo shtoi se qëndrimet aktuale të Vetëvendosjes po e dëmtojnë rëndë Kosovën në skenën ndërkombëtare, duke sjellë izolim dhe sanksione, çka, sipas saj, nuk ka ndodhur asnjëherë gjatë udhëheqjes së Thaçit. “Ai kurrë nuk do ta lejonte që Kosova të izolohej, të përkeqësonte marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe të humbiste besimin e aleatëve. Sot, për fat të keq, kjo po ndodh nën këtë pushtet,” theksoi Çitaku, duke e cilësuar qasjen e Vetëvendosjes si oportuniste dhe të dëmshme për të ardhmen e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ethem Çeku: “Shqipëria është ndërgjegjja kombëtare dhe arkitektura etike e lirisë shqiptare”

Ish-ministri i Mjedisit dhe profesori universitar, Ethem Çeku, ka publikuar sot një shkrim reflektues me …