leoni

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: U deshën më shumë se dy dekada për të sjellë drejtësi viktimave të gjenocidit në Srebrenicë

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e bashkuara të Amerikës ka komentuar vendimin e Gjykatës së Hagës për ta dënuar me burgim të përjetshëm udhëheqësin ushtarak të forcave serbe gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ratko Mlladiq. “U deshën më shumë se dy dekada për të sjellë drejtësi viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Më thyhet zemra kur e mendoj dhimbjen që është dashur të kalojnë të mbijetuarit” “Dhemb kur e di se nuk janë dënuar shumë përgjegjës të masakrave dhe krimeve të tmerrshme në Kosovë”, ka shkruar ambasadorja, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Kadetët e QSU-së kalojnë me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan me …