Maqedonia

VMRO-DPMNE, ASH dhe Alternativa, partia e Majtë e Besa formuan shumicën e re qeverisëse në Maqedoninë e Veriut

VMRO-DPMNE, Aleanca Shqiptare dhe Alternativa, partia e Majtë dhe partia Besa kanë arritur një marrëveshje duke formuar shumicë të re qeverisëse në Maqedoninë e Veriut. Krerët e këtyre partive kanë konfirmuar  se kanë krijuar një shumicë të re parlamentare prej 61 deputetësh. Kjo shumicë e re parlamentare është krijuar nga ana VMRO-DPMNO, Aleanca Shqiptare dhe Alternativa, e parti të tjera të opozitës. Lajmin e konfirmoi Arben Taravari, i cili njoftoi per mediet se është formuar shumicë e re prej 61 deputetëve. Të njëjtën e konfirmoi edhe Hristjan Mickoski i VMRO-DPMNE, i cili informoi që tashmë është formuar një shumicë e re. BDI dhe LSDM kanë humbur shumicën në zgjedhjet vendore që u mbajtën në Maqedoninë e Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Në akademinë përkujtimore u promovuan dy libra të lënë në dorëshkrim nga profesori Ahmet Qeriqi

Në kuadër të akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Ahmet Qeriqi, u promovuan …