Wolfgang Ischinger

Volfgang Ishinger: Është për t u vlerësuar gjuha e qartë e Kancelarit gjerman Olaf Sholc drejtuar Serbisë, lidhur me Kosovën

Deklarata e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, i cili ka saktësuar se  dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidh edhe punën e njohjes së Kosovës ka nxitur reagime të mëdha, kudo në Serbi. Ndërkohë ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Kosovën, Volfgang Ishinger, ka thënë se një deklaratë e tillë e Scholz është për t’u duartrokitur, në radhë të parë sepse  një gjuhë e tillë e qartë drejt Serbisë është për t’u vlerësuar. Do të  ishte e dobishme nëse të gjitha shtetet anëtare të BE-së do ta njihnin  pavarësinë e Kosovës, por sikur po shihet ende ka  shumë punë për të bërë!”, ka saktësuar ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Kosovën, Volfgang Ishinger.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …