Von der Leyen

Ursula Von der Leyen kërkon nga Amerika të mos u ndalojë hyrjen qytetarëve të Bashkimit Evropian

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të heqin me shpejtësi ndalimin e gjerë të hyrjes për qytetarët e unionit. “Ne këmbëngulim që rregulla të krahasueshme të zbatohen për mbërritjet në të dy anët”, tha Von der Leyen për median gjermane, RND. ”Situatat epidemiologjike në Amerikë dhe Bashkimin Evropian janë shumë të ngjashme sot. Ne duhet ta zgjidhim këtë problem sa më shpejt të jetë e mundur dhe ne jemi në kontakt me miqtë tanë amerikanë. Nuk duhet të zvarritet për javë të tëra”, theksoi Von der Leyen.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-eprorit të lartë të UÇK-së dhe FSK-së, Salih Mustafa

Kontestime mbi vendimin e Apelit në rastin e Salih Mustafës

Paneli i Gjykatës së Apelit sot miratoi pjesërisht apelin e Salih Mustafës kundër vendimit të …