Vuçiq kërkon nga administrata amerikane të ushtrojë ndikim më të fortë ndaj Kosovës për të hequr taksën

Vuçiq kërkon nga administrata amerikane të ushtrojë ndikim më të fortë ndaj Kosovës për ta hequr taksën

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në New York, se ka kërkuar nga administrata amerikane të ushtrojë ndikim më të fortë të shqiptarët e Kosovës për të hequr taksat e vendosura në nëntorin e vitit të kaluar. Ai tha se Pompeo dëshiroi të dëgjojë se çfarë mendon Serbia për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Vuçiq gjithashtu tha se Serbia ishte e gatshme të fillojë një dialog të hapur politik me shqiptarët, sapo të hiqen taksat. Ai tha se beson që SHBA-ja do të dëshirojë më fuqishëm të përfshihet në mënyra të ndryshme për zgjidhjen e problemeve në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …