Vuçiq

Vuçiq: Nuk më brengos dërgimi i trupave shtesë të ushtrisë amerikane në Kosovë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të martën se nuk brengoset nga dërgimi i trupave shtesë të SHBA-ve në Kosovë dhe beson se serbët në Kosovë janë më të sigurt kur ka më tepër pjesëtarë të KFOR-it. “Nuk ka arsye për brengosje, pasi që ne me KFOR-in kemi bashkëpunim të mirë. Ne ndihemi më të sigurt, ndihemi se serbët në Kosovë janë më të sigurt kur ka më tepër pjesëtarë të KFOR-it”, tha Vuçiq për media në Kinë, duke u përgjigjur në pyetjen të komentojë informacionet se SHBA do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Gjendja e sigurisë në Deçan mbetet e qetë dhe stabile

Në Komunën e Deçanit është mbajtur mbledhja e parë për këtë vit e Këshillit Komunal …