leoni

Aleksander Vuçiq

Vuçiq: Nuk pres që Prishtina ta paraqes Draft Statutin e Asociacionit më 4 gusht në Bruksel

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ju ka deklaruar medieve serbe se nuk pret që Prishtina ta paraqes Draft Statutin e Asociacionit më 4 gusht në Bruksel. Mediet serbe përkujtojnë se krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe është marrë para pesë viteve, kur është nënshkruar Marrëveshja e Brukselit sipas së cilës Kosova ishte e obliguar të formonte Asociacionin e Komunave Serbe. Po këto medie, përkujtojnë gjithashtu se kur serbët nga Kosova  kërcënuan se do ta formojnë vetë Asociacionin, Brukseli caktoi një afat kohor tremujor për Prishtinën, d.m.th. deri më 4 gusht të përfundojë puna për hartimin e Statutit të ASK. Presidenti Vuçiq atëherë kishte thënë se nuk beson që Prishtina do të respektojë këtë afat, por Beogradi do të priste që të mos akuzohen për shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykata speciale në Hagë refuzon kërkesën për lirim të përkohshëm të Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Gjykata speciale në Hagë, ka refuzuar kërkesën për lirim të përkohshëm të tre ish-krerëve të …