Aleksandar Vuçiq

Vuçiq: Serbët nga Kosova “treguan se vota e tyre është votë për Serbinë” dhe jo për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Mediet në Serbi bëjnë me dije se kryetari Vuçiq deklaroi  se serbët nga Kosova “treguan se vota e tyre paraqet votë për Serbinë” dhe jo për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se vendimi i Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e këtij referendumi “do të ketë pasoja të rënda”. Vuçiçi s’është ndarë i kënaqur as me vendet e QUINT-it dhe vendosmërinë e tyre për ta bindur Qeverinë e Kosovës që ta lejonte mbajtjen e këtij Referendumi edhe në Kosovë. i pati qasje kritike ndaj SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë. “Nga to nuk mund të dëgjohen kritika apo sanksione ndaj Prishtinës”, u ankua Vuçiç. Deputetët e Kuvendit të Kosovës të shtunën kanë miratuar një rezolutë që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbaheshin votime për referendumin e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …