leoni

Aleksander Vuçiq

Vuçiq: Situata e Serbisë në raport me dialogun me Kosovën është thuajse e pashpresë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ju ka deklaruar medieve serbe se Serbia është në situatë të vështirë në raport me dialogun me Kosovën. Duke folur për dialogun me Kosovën, ai deklaroi se situata për Serbinë është pothuajse e pashpresë, por, siç tha ai, “do të luftojnë për popullin e tyre”. “Serbia e di se cilat janë interesat e saj kombëtare dhe shtetërore dhe do të vazhdojë të luftojë për popullin e saj dhe të drejtat e tyre, pavarësisht nga fakti se situata është pothuajse e pashpresë. “Nuk keni përgjigje adekuate, shoh që Albin Kurti po e zgjidh edhe situatën tonë të brendshme, i cili po tregon se si duhet të duket Serbia dhe kush duhet të jetë në pushtet. Ndaloni, heshtni, lërini, ata janë të gjithë të fortë dhe të mençur. Ne do t’i lëmë, ata le ta bëjnë punën e tyre, ne do të bëjmë tonën, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …