Dogana e Kosovës inkason 819 milionë euro ose mbi 30 përqind më shumë se në vitin 2020

Dogana e Kosovës ka inkasur 11% më shumë të hyra në janarin e këtij viti se në janarin e vitit 2020

Dogana e Kosovës ka mbledhur 11% më shumë të hyra nga taksat në janarin e këtij viti se sa gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë për KosovaPress së të hyrat e përgjithshme janë më të larta se viti paraprak. Ai ka sqaruar se kjo ka ndodhë për shkak se ekonomia ka filluar të funksionojë, kështu është rritur konsumi dhe importi. “Vitin e kaluar, periudhën prej janarit deri në gjysmë të shkurtit, ne kemi pasur të mbledhura në vitin 2020, 111 milionë euro të hyra në buxhetin e Kosovës. Ndërsa, në këtë fillim vit, është fillim-vit i mbarë dhe kemi arritur 123 milionë euro totali i taksave që kemi mbledhur. Që nënkupton që jemi 11 për qind më shumë se vitin e kaluar. Të hyrat vjetore të Doganës në 2020, janë 1 miliard e 30 milionë e euro ose një rënie për 10 për qind.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …