Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqi ka deklaruar se nuk ekziston asnjë marrëveshje me 17 pika për ndryshimin e kufijve me Kosovën. Atë marrëveshje duhet ta kenë shkruar Thaçi e Haradinaj, nuk është asnjë pikë e saj, lërë më 17 pika, ka thënë Vuçiq duke folur për shkrimin e gazetës “Frankfurter Rundshau” sipas të cilit BE-ja dhe SHBA-ja janë të gatshme ta pranojnë këmbimin e territoreve ndërmjet Serbisë e Kosovës në marrëveshjen që do të nënshkruhej në Washington më 12 qershor e që në fuqi do të hynte gjashtë më vonë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
