Vuletiq: Opozita serbe e ka përmbysur regjimin e Millosheviqit por nuk e ka çmontuar sistemin e tij

Kryetari i Forumit Demokratik Civil në Serbi, Zoran Vuletiq ka konstatuar se opozita serbe e ka përmbysur regjimin e Sllobodan Millosheviqit por nuk e ka çmontuar sistemin e tij. Gjatë një interviste për “Al Xhazira” ai ka theksuar se absolutisht është për thyerjen e politikës së Millosheviqit. “Modeli ynë nënkupton ndërtimin e një vendi me institucione të fuqishme të pavarura, shtet ligjor, liri të medias, interes të individit në raport me obsesionin me kombin dhe territorin. Prioriteti është arsimi, jo përgatitja paraushtarake, përpjekja për një shoqëri më humane, krijimi i një shansi të barabartë për të gjithë dhe jo varësia nga përkatësia partiake, ka deklaruar kryetari i Forumit Demokratik Civil, Zoran Vuletiq. Ai ka theksuar më tutje se as dërgimi i ushtrisë së Serbisë në territorin e Serbisë afër kufirit me Kosovën, nuk mund t’i sjell asgjë të mirë Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti është zgjedhur kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës

Ahmeti: Komuna e Lypjanit nuk ka marr përkrahje nga niveli qendror ndonëse ka kërkuar mbështetje

Kryetari i komunës së Lypjanit, Imri Ahmeti ka deklaruar se komuna që drejton nuk ka …