Më shumë se 200 mijë njerëz janë evakuuar nga qendrat tregtare, stacionet e trenave dhe universitetet, në Moskë

Khodorkovsky Center: Për pandeminë, Rusia shpenzon 128 milionë euro ndërsa për propagandë dyfish më shumë

Khodorkovsky Communications Center, që drejtohet nga opozitari i Kremlinit e që jeton në ekzil, Mikhail Khodorkovsky njofton se përderisa për pandeminë, Rusia ka planifikuar të shpenzoi 128 milion euro, për propagandë parasheh të shpenzon 645 milion euro. Khodorkovsky Communications Center, e cila drejtohet nga Mikhail Khodorkovsky një biznesmen në ekzil, që kishte ikur nga ndjekja e Kremlinit si kundërshtar i presidentit aktual Vladimir Putin, njofton gjithashtu se shifra e të vdekurve nga kovidi në Rusi janë shumë më të larta se sa ajo që njofton Qeveria. Kjo qendër njofton se sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë ruse të Statistikave (ROSSTAT), gjatë muajit shtator, nga kovidi në Rusi kanë vdekur rreth 44 mijë persona, që është numër dukshëm më i madh se sa ai që e paraqet Qeveria. Edhe organizata tjera joqeveritare kanë njoftuar kohë më parë se numri i të vdekurve nga koronavirusi është më i madh se sa ai që po paraqitet nga Kremlini zyrtar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …