Glauk Konjufca

VV: Betonizimi dhe thellimi i ndarjes së Mitrovicës është epilog i negociatave me Serbinë

Lëvizja Vetëvendosje mbajti konferencë për medie në të cilën paraqiti qëndrimet e saj për ndërtimin e murit në pjesën veriore të Mitrovicës. Në deklarimin para gazetarëve, deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se iniciative për ndërtimin e murit është ndërmarr nga strukturat e dirigjuara nga Beogradi dhe kanë për qëllim thellimin e ndarjes së qytetit edhe ashtu të ndarë të Mitrovicës. Veriu i Kosovës tashmë e kemi parë që është një rajon nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Serbisë dhe strukturave që kontrollohen nga Aleksandër Vuçiq, dhe kjo situatë prej qeverisë është thënë se do të ndryshohet përmes procesit të negociatave të Brukselit. Depueteti nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca theksoi më tutje se ndërtimi i murit në Mitrovicë nga Goran Rakiq dhe strukturat e kontrolluara nga Serbia janë epilogu real i negociatave të Brukselit. Pra ky është rezultati i negociatave me Serbinë, betonizimi, çimentimi dhe thellimi i ndarjes së Republikës së Kosovës dhe qytetit të Mitrovicës, theksoi deputeti, Glauk Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …