Vetëvendosje

VV: Bojkotimi i institucioneve nga ana e Listës Serbe tregon se sa e pafuqishme është qeveria Mustafa

Duke komentuar reagimin e Listës serbe pas miratimit të Ligjit për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës, koordinatorja e Lëvizjes Vetëvendosje, Teuta Rrusta është cituar të ketë deklaruar se bojkotimi i institucioneve të Kosovës nga ana e Listës Serbe tregon se sa e pafuqishme është qeveria Mustafa. Ajo ka shtuar më tutje se Qeveria e Isa Mustafës i është nënshtruar që në fillim të mandatit të saj Listës Serbe. Një qeveri normale nuk do të duhej t’i lejonte këto veprime, sikurse një qeveri normale do të duhej të kishte përputhje programore e besim reciprok, e jo gjuhë shantazhi e përplasje interesash mes partnerëve. Qeveria aktuale është e pafuqishme, është servile, e nënshtruar, dhe e dobët, ka thënë në mes tjerash koordinatorja e Lëvizjes Vetëvendosje, Teuta Rrusta.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998, në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, kanë rënë 41 dëshmorë në krye me Mujë Krasniqin

Më 14 dhjetor të vitit 1998, në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, një formacion …