Vetëvendosje reagon ndaj vendimit të Supremes që i pamundëson Albin Kurtit pjesëmarrjen në zgjedhje

VV-ja përballë aktakuzave: Nga premtimi i pastërtisë politike te realiteti i korrupsionit

Kur Albin Kurti më 4 shkurt 2021 premtonte solemnitet para qytetarëve se “në kabinetin tim nuk do të ketë ministra me aktakuza”, ky zotim tingëllonte si një garanci për qeverisje ndryshe – transparente, të pakompromis dhe të papërlyer nga korrupsioni. Sot, katër vite më vonë, tabloja është diametralisht e kundërt. Lista e emrave të zyrtarëve të VV-së, që po hetohen, akuzohen apo madje edhe gjykohen për korrupsion është bërë më e gjatë se kurrë. Nga ministri Fikrim Damka, që akuzohet për financim të paligjshëm të OJQ-ve dhe sulm ndaj një kandidateje për deputete, te Faruk Mujka, ish-nënkryetar i Mitrovicës së Jugut e tash kryeshef i Iber Lepencit, që akuzohet për keqpërdorim të detyrës dhe fshehje të mbi 60 mijë eurove. Nga Nagip Krasniqi, me dy aktakuza për tenderët e KEK-ut, te ministrja Rozeta Hajdari, e cila është nën hetim për rezervat shtetërore, e deri tek ambasadori Martin Berishaj i përfolur për shpëlarje parash. Ironia është e hidhur: një qeveri që doli në pushtet me sloganin e luftës kundër korrupsionit, sot është e zhytur në të deri në fyt. Ndërsa të afërtit politik të Kurtit përballen me aktakuza, një pjesë e tyre vazhdojnë të ushtrojnë funksione publike pa asnjë ndalesë, madje edhe pas thirrjeve të përsëritura të drejtësisë. Në vend të përgjegjësisë politike e morale, qeverisja aktuale ka zgjedhur të heshtë, të relativizojë dhe të fshihet pas premtimeve boshe. Premtimi për një qeveri pa ministra me aktakuza ka vdekur me të hyrë në fuqi, duke u shndërruar në një shembull klasik të mashtrimit elektoral.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …